Zekiri: Ja çka dëshmova në Prokurori për përgjakjen në Kuvend (VIDEO)

Prokuroria Publike e Shkupit vazhdoi me marrjen në dëgjim të një pjese të deputetëve të LSDM-së të cilët dëshmuan për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend. Dëshmi sot dha edhe deputeti Muhamed Zeqiri i cili pati vërejtje për punën e prokurorisë.

“Çfarëdo tjetër incidenti të ndodhte, qoftë edhe më i vogël dhe në cilindo vend, të gjithë sulmuesit do të ishin arrestuar shumë më shpejt. Deri tani numri i të arrestuarve është shumë i vogël. Nuk janë arrestuar as 20 vetë, ndërsa numri i atyre që janë paraburgosur është ende më i vogël. Presim që prokurorët këtë çështje ta çojnë deri në fund”, tha Muhamed Zeqiri, Deputet i LSDM.

Derisa të gjithë sytë janë të drejtuar drejt prokurorisë së Shkupit e cila duhet t’i zbardhë incidentet që ndodhën në Kuvend, nga pozita në krye të këtij institucioni u largua Gordana Geshkovska. Në vendin e Geshkovës do të vijë zëvendësi i saj Jovan Cvetanovski derisa Këshilli i Prokurorëve Publikë nuk do të vendosë për zgjedhjen e kreut të ri.

“Sipas orarit vjetor të punës, në atë institucion është zëvendësi i parë Jovan Cvetanovski. Në prokurorinë për krim të organizuar është Zllatko Bikovski. Në të gjitha prokuroritë publike që dorëzojnë orar vjetor të punës, është parashikuar edhe zëvendës. Pra, nuk ka kurrfarë pengesash dhe problemesh për funksionimin e mëtutjeshëm të prokurorisë publike”, tha Petar Anevski, Kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publik.
Një pjesë e deputetëve edhe nesër do të paraqiten në prokurori për të dhënë dëshmi, ndërsa të enjten në bankën e të akuzuarve do të ulen nëntë të akuzuarit e parë. Ata do të përgjigjen për pjesëmarrje në turmë e cila ka penguar personin zyrtar në kryerje të detyrës së tij zyrtare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu