Kandidati për deputetë dhe anëtari i kryesisë qendrore të LSDM-së, Muhamed Zekiri, ka reaguar ndaj thyerjes së xhamave të shtabit të LSDM-së në Haraçinë, duke vlerësuar se një akt i tillë është qyqar.
“Thyerja e xhamave të Shtabit të LSDM-së në Haraçinë nuk është asgjë tjetër përveçse një akt qyqar i kundërshtarëve politik të cilët e kanë të qartë se do të pësojnë humbje të thellë në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Në bashke me anëtarët dhe përkrahësit tanë në Haraçinë nuk do të biem pre e provokimeve të këtilla të ulëta vetëm. Ua bëjmë me dije kundërshtarëve tanë politik se nuk mund ata të thyejnë shtabe tona sa ne mund të jemi të durueshëm. Në mënyrën më të mirë do t’iu përgjigjemi më 11 dhjetor me armën tonë më të fuqishme VOTËN!!!”, shkruan Zekir në llogarin e tij të “Facebook-ut”.