Zendeli nga ASH: Punëtorët e NPK Tetova pa paga, zyrtarëve të Komunës nuk ju vonohen

Mislim Zendeli nga Aleanca për Shqiptarët është solidarizuar me punëtorët e NPK Tetova të cilët sot kanë hyrë në grevë, pasi kanë ngelur pa paga. Zendeli në reagimin e tij kujton se të punësuarit kanë ngelur pa paga, derisa zyrtarëve të Komunës ato nuk u vonohen as edhe një ditë.

“Punëtorët e mirëfilltë përsëri ngelin pa pagat e mjerueshme, ndërkohë që atyre që sillen vërdallë nëpër zyra, duke u marrë me djerrakohe, as një ditë nuk u vonohen pagat e majme!

Si ishte ajo thënia: “ Nuk mbulohet dielli me shoshë”.😢”, ka shkruar Zendeli.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu