Zendeli pyet Ahmetin: A mund të identifikoni një projekt që keni realizuar në Gostivar?

Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli ka reaguar ndaj paraljmërimit të BDI-së për takim të Ali Ahmetit me strukturat e BDI-së në Gostivar, përcjell TV21. Zendeli përmes një shkrimi thotë se BDI në 20 vite qeverisje nuk ka realizuar asnjë projekt të rëndësishëm.

“Shkas takimi i paralajmëruar i Kryetarit të BDI-së z.Ali Ahmeti me strukturat partiake të Komunës së Gostivarit. Një pyetje për z. Ali Ahmeti ?Për 20 vite qeverisje të BDI-së, a mund të identifikoni një projekt që keni realizuar në territorin e Komunës së Gostivarit dhe që ka rëndësi për qytetarët dhe shqiptarët e Gostivarit ?Nuk ka projekte të tilla z. Ahmeti !!!???Qytetarët e Gostivarit për 20 vite qeverisje të BDI-së identifikojnë projekte si: varfëri, korrupsion, migrim ekstrem, boshatisje të hapësirave shqiptare, shantazhe ndaj qytetarëve, zhvatje parash, degradim të arsimit, shëndetësisë, kulturës dhe çdo gjëje që keni prekur ju”, ka shkruar Zendeli.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu