Zgjedhja e Trump, protesta të shumta në SHBA; digjet flamuri amerikan

Përkundër mesazhit të presidentit Obama dhe Hillary Clintoni-t që kërkuan  t’i jepet miliarderit shansi për të drejtuar vendin, me mijëra vetë demonstruan në rrugët e disa qyteteve amerikane për të treguar se nuk e pranojnë këtë rezultat.

“Ai nuk është presidenti im”, thërriste turma që bllokoi hyrjen e Kullës Trump në Chicago; “Nuk  duam SHBA fashiste! Flamuj amerikane u dogjën gjatë protestave në Portland të Oregonit ku njerëzit mbyllën përkohësisht edhe një rrugë ndërshtetërore. Demonstrata pati edhe ne Philadelphia e San Francisco.

Ndërkohë, presidenti Obama përgatitet të takojë pasardhësin e tij Donald Trump në zyrën ovale për bisedime që synojnë një kalim sa më të butë të pushtetit. Trump, që do të jetë presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara pas fitores surprize mbi Hillary Clinton-in, është përshkruar gjatë fushatës nga Obama si i “papërshtatshëm” për të qeverisur vendin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu