Zgjedhjet për kryetarin e BDI-së në Tetovë, ja kush po kryeson

Bashkimi Demokratik për Integrim ka arritur pothuajse në mbylljen e zgjedhjeve të kryetarëve të degës së partisë në të gjitha degët e saj, ditën e sotme po zhvillohet procesi i zgjedhjes së kryetarit të degës së BDI-së në Tetovë, degën më të madhe të kësaj partie në Maqedoni, shkruan InfoShqip.

Procesi i votimit mbaroi ku kishte dy kandidatë, Festim Alili dhe Florin Besimi dhe momentalisht po vijon numërimi i votave.

Deri tani bindshëm në epërsi është Florin Besimi, por rezultati final do bëhet i ditur shumë shpejt./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu