Zhaklin Lekatari kundër martesës së Luizit me Kiarën: Më duket i frikshëm ky hap i tyre

Opinionistja e Big Brother Vip, Zhaklin Lekatari, ka komentuar së fundmi edhe propozimin për martesë që Luizi i bëri Kiarës.

E pyetur lidhur me ketë situatë, Zhaklina tha se ky vendim i çiftit për martesë i duket i frikshëm.

Për të përforcuar këtë mendim të saj opinionistja tha se ka shumë arsye pasi sipas saj dy njerëz që janë njohur brenda një format duhet t’i japën njëri-tjetrin më shumë kohë për tu njohur me dinamikat dhe përgjegjësitë pa qenë në lupën e kamerave.

“Nuk mendoj që është vetëm te seksi çështja. Dy njerëz që janë njohur brenda një formati mendoj që duhet t’i japin vetes kohën për ta njohur njeri-tjetrin në jetën reale, me dinamikat dhe përgjegjësitë e veta, pa lupën e kamerave.

Martesa është një pakt, një kontratë dhe është një hap që duhet menduar mirë sepse nis një dimension i ri. E kam parë si përgjegjësi të madhe prandaj dhe nuk jam martuar. Unë nuk futem dot brenda ndjenjave të njerëzve por bazuar në eksperiencën time nuk e shoh të pëlqyeshme që dy njerëz pa u njohur 100% të hedhin një hap kaq serioz për të ardhmen e tyre.

Njëri nga ata jeton aty brenda mikrokozmosit të tij dhe se si do të jetë sjellja e tij, përshtypjet, feedbacku që do marrë jashtë këtë ne do ta shohim. Unë nuk do të doja të martohesha më një njeri që nuk e di se si është jeta jashtë. Luizi nuk e di çfarë përfaqëson jashtë as ai, nuk di as çfarë përfaqëson Kiara. Kjo lidhja seksuale është pjesë shumë e rëndësishme, nëse e shijon, keni energjinë e njëjtë, për të kuptuar nëse energjia është aty ku duhet të jetë. Më duket e frikshme ky hap i tyre,” tha Zhaku.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu