Ziadin Sela: Kushtet të cilat i parashtruan tri partitë shqiptare, duhet pranuar në tërësi

Ziadin Sela, i LR PDSH-së, ku këmbëngul se kushtet të cilat i parashtruan tri partitë parlamentare shqiptare, duhet pranuar në tërësi, informon Agjencia e Lajmeve Flaka.

Ai këto qëndrime ia përsëriti ambasadorit italian Carlo Romeo, gjatë një takimi që zhvilluan.

Sipas komunikatës për shtyp që dërgoi LR PDSH-ja, shkruan se z. Sela i ka thënë diplomatit italian se “këto kërkesa nuk janë vetëm kërkesa të Partive Shqiptare politike por kërkesa të natyrshme e gjithë shqiptarëve në Maqedoni, të cilat janë si rezultat i një Kushtetute e cila nuk reflekton realitetin etnik, dhe kërkesat reale të shqiptarëve për të qenë të barabartë me maqedonasit në shtetin e tyre.”/FLAKA.info/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu