Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, nëpërmjet një statusi në Facebook mbrëmjen e sotme ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Ai shkruan se është mirë klinikisht pa ndonjë shqetësim, por duhen respektuar protokollet mjekësorë dhe duhet të vetëizolohet për ca ditë.
Postimi i Selës:
“Të dashur miq. Sot bëra PCR testin për COVID 19 dhe më duhet të ndaj me ju rezultatin e këtij testi. Është pozitiv.
Jam mirë, klinikisht pa ndonjë shqetësim, por protokollet mjeksore duhet respektuar prandaj më duhet të vetëizolohem për ca ditë. Respektoni masat, ruajeni veten dhe të tjerët…
I juaji Ziadin Sela”- ka shkruar Sela në Facebook./InfoShqip.com











