Ziadin Sela shtrohet në spital?!

Nga informata jo zyrtare mësohet se kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela para dy ditëve është shtruar në spital përshkak problemeve shëndetësore.

Si duket problemet me shtypjen e gjakut e kanë detyruar që Ziadin Sela të kërkojë ndihmë shëndetësore në njërën nga Klinikat Universitare.

Nga burime të afërta nga bashkëpunëtorët e tij kuptuam se gjendja Ziadin Selës është stabile, jashtë çdo rreziku për jetën dhe se pas disa kontrollove te detajuara pritet që Kryetari Ziadin Sela të lëshohet në shtëpi.

Burimet e njejta na konfirmuan se shqetësimet shëndetësore të Ziadin Selës nuk kanë të bëjnë me Covid 19, por me cështje të sistemit kardiovaskular./Ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu