Ziadin Sela tregon si cilët politikanë nuk dëshiron të bëhet (VIDEO)

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, në një intervistë për Telegrafi Maqedoni ka folur rreth jetës së tij personale dhe asaj politike në vend.

I pyetur për politikanët si të cilët ai nuk do të donte të ishte, Sela përmendi tre kategori të tyre. Së pari ai tha se nuk dëshiron të veprojë si politikanët e bllokut politik maqedonas.
“Në grupin e dytë do t’i kisha përfshirë politikanët shqiptarë me pak përjashtime, nga viti 90 e deri tani, që arritën të na trajtojnë si pakicë.

Ndërsa në grupin e tretë do të kisha futur politikanët e pakicave tjera në Maqedoni”, tha mes tjerash Sela. Për më shumë ndiqeni videon e plotë me kryetarin e ASH-së.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu