Zidane: Reali ka shumë lojtarë që mund të sjellin para kesh

Pas 3 vitesh Real Madrid do të luajë një ndeshje në La Liga ditën e hënë. Do të jetë transferta ndaj Leganes që do mbyllë këtë javë të kampionatit spanjoll.

Në prag të kësaj sfide trajneri Zinedine Zidane ka dalë në konferencë për shtyp, ku foli për gjendjen e skuadrës dhe konfirmoi se Toni Kroos mund të mos jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme për shkak të një infeksioni në stomak.

Kroos – Ai ka pak dhimbje në stomak. Ishte keq gjatë natës dhe sot nuk është stërvitur, gjendjen e tij do e monitorojmë në vijim, sot dhe nesër.

Benzema – Ai përshtatet me të gjithë. Çdo lojtar mund të luajë me të sepse ai është një lojtar ndryshe. Benzema nuk është një “9-sh”, atë e shohim shpesh duke ndihmuar skuadrën në mesfushë, ai mund të bëjë shumë gjëra, të shënojë dhe të bashkëpunojë.

E ardhmja e Kroos – Ai është kryesor për ne, është shumë i zoti dhe të gjithë e dimë këtë. Zëra do të ketë gjithmonë, por në fund të sezonit do të ketë ndryshime, por jo tani. Në fund do të shohim se çfarë ndryshimesh do të bëjmë.

Pritshmëritë nga Vinicius – Është një lojtar i ri, i sapoardhur dhe po shkon mirë. Ai ka filluar të stërvitet, por nuk mund të them se kur do të luajë.

Isco një mënyrë për të bërë para? – Ka shumë lojtarë që mund të sjellin para kesh. Të gjithë janë lojtarë të mirë, shumë klube i duan ata. Kjo nuk është një gjë e re, Isco është një lojtar i rëndësishëm për ne, por do të shohim në fund se çfarë do të bëjmë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu