Zv ministri i arsimit reagon për skandalet në UT, kërkon të dënohen plagjiaturat

Nuk ka munguar as reagimi i zv. Ministrit të Arsimit dhe Shekncës mbi skandalet e fundit në Univerisitetin e Tetovës me plagjiaturat e disa profesorëve. Zv. Ministri Arafat Shabani u shpreh se në rast të vërtetimit të plagjiaturave, profesorët plagjiatorë duhet të dënohen.

“Në qoftë se vërtetohen akuzat e profesorëve të Universitetit të Tetovës për plagjiaturë, të njëjtit duhet të marrin dënimin e merituar” tha zëvendës ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arafat Shabani sot për Portalb.mk duke komentuar studimin e “Veritas” sipas së cilit akuzohen 9 profesorë të Fakultetit të Mjekësisë pranë UT-së për plagjiaturë dhe shkelje të Ligjit për Arsim të Lartë

Arafat Shabani potencoi se për këtë rast është informuar ditëve të fundit dhe se nuk ka qenë në dijeni më herët, ai shtoi se përgjegjësia në këtë rast është individuale në qoftë se akuza vërtetohet me fakte relevante.

“Jam informuar ditëve të fundit për publikimin e disa plagjiaturave në disa punime shkencore të disa profesorëve në UT. Unë si zv/Ministër i Arsimit dhe Shkencës përkrah idenë që çdo parregullsi apo skandal i mundshëm duhet zbuluar, dhe nëse vërtetë verifikohen këto akuza, atëherë akterët e involvuar pa asnjë dyshim duhet të marrin dënimin e merituar. Secili duhet të mbajë përgjegjësi individuale për keqpërdorime të mundshme në UT” tha Arafat Shabani, zëvendës ministër i Arsimit dhe Shkencës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu