Zv.ministri i Ekonomisë: Jam fans i Luizit, dua mbështetjen e tij që të fitoj

Zv.ministri i Ekonomisë Besart Kadia thotë se është fans i Luizit dhe se dëshiron të ketë mbështetjen e tij për të fituar, nëse në një të ardhme kandidon në zgjedhje.

Gjatë një interviste me Grida Dumën, Kadia tha se kandidati socialist, Benet Beci, fitoi Shkodrën falë mbështejes që pati nga personi më i njohur për momentin në Shqipëri, fituesi Big Brother Vip Albania, Luiz Ejlli.

Pjesë nga dikutimi në studio:

Besart Kadia: Takova Luizin poshtë dhe i thashë që prej teje fitoi.

Grida Duma: Këtë e krijove apo ka ndodhur?

Besart Kadia: Jo kam dhe foto po deshe.

Grida Duma: Edhe ti je një fans.

Besart Kadia: Po patjetër, dua mbështetjen e tij.

Grida Duma: Sa mirë, një zv.ministër fans!

Besart Kadia: Dua mbështetjen e tij për të fituar (qesh).

Ergys Mertiri: Ai ishte fans i Berishës.

Besart Kadia: Ore fans ka qenë edhe Grida edhe unë ndoshta.

Grida Duma: Jo ne nuk kemi qenë fans, ne jemi kontributorë. Sot që ti je fansi i një shoë bizi është jam, por ne jemi kontributorë të djathtës etj, etj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu