ZYRTARE/ Cristiano Ronaldo shpallet futbollisti më i mirë në botë (VIDEO)

Sulmuesi i Portugalisë dhe i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është shpallur zyrtarisht futbollisti më i mirë në botë për vitin 2016, çmim që ndahet nga e përditshmja franceze, France Football.

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka fituar për herë të katërt Topin e Artë, duke mposhtur kështu Leo Messin dhe Antonie Griezmann.

Ronaldo këtë çmim e ka fituar pas një edicioni të jashtëzakonshëm me Real Madridin, ku fitoi Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës, si dhe me Portugalinë, ku fitoi Euro 2016.

Ky është Topi i Artë i katërti në karrierën e portugezit, ku tre i ka fituar me Realin dhe një me Mancheester Unitedin.

Ai tashmë para vetës ka vetëm Messin, i cili ka fituar rekord pesë Topa të Artë. /Albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu