Cristiano Ronaldo shpallet Lojtari i Vitit 2016

Cristiano Ronaldo është shpallur futbollisti më i mirë i vitit 2016.
Ylli i Real Madridit ka fituar çmimin për Futbollistin më të mirë të ndarë për herë të parë nga FIFA, ndaras nga “France Football”.

Ronaldo në vitin 2016 shijoi sukses të jashtëzakonshëm duke fituar Ligën e Kampionëve me Real Madridin dhe Kampionatin Evropian me Portugalinë.

Në listën e ngushtë të nominimeve Ronaldo mposhti Antoine Griezmannin e Atletico Madridit dhe Lionel Messin e Barcelon. /albeu.com/