Gruevski porosit Ahmetin që mos ti lajmrohet nëse nuk koalicionon, ja si i përgjigjet Ahmeti (VIDEO)

Kryetari i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski i ka çuar selam kryetarit te BDI-së, Ali Ahmetit se nëse nuk bën koalicion me të për të formuar qeverinë e ardhshme mos ta telefonojë.

Ahmeti i përgjigjet se Gruevski me të drejtë thotë se maqedonët mua nuk më duan, por kanë vendosur shqiptarët dhe për 15 vite me radhë Bashkimi Demokratik për Integrim është forcë drejtuese sepse i kanë besuar shqiptarët.

“Gruevski me të drejtë thotë se maqedonët mua nuk më duan, por kanë vendosur shqiptarët dhe për 15 vite me radhë Bashkimi Demokratik për Integrim është forcë drejtuese sepse i kanë besuar shqiptarët ” u shpreh kreu i BDI-së.