Pas Besës, edhe UNITETI në Dibër e përkrah Aleancën, Xhafa me mesazh mbështetjeje për Agollin në balotazhin e 29 tetorit

Pak minuta pas përfundimit të numërimit të votave në 15 tetor në Dibër, ku u caktuan kandidatët që do ballafaqohen në raundin e dytë në 29 tetor në Dibër, kandidati i Besës pë Dibrën i cili doli i treti në garë doli me deklaratë mbështetjeje dhe përkhrahjeje për Aleancën për Shqiptarët, shkruan InfoShqip.

Së fundmi, edhe kandidati i Unitetit për Dibrën, Shkëlqim Xhafa, bëri publik qëndrimin e tij dhe përkrahjen për Kandidatin e Aleancës, Arben Agollin në 29 tetor.

Më poshtë do e lexoni të plotë deklaratën e Xhafës.

“Të nderuar qytetarë,
Ju falenderoj nga zemra të gjithë ju që më përkrahët dhe më votuat ne këto zgjedhje. Pritshmëritë ishin më të mëdha, mirëpo ishin shumë faktorë që ndikuan në këtë rezultat, për të cilat do të deklarohemi më vonë.
Në emrin tim dhe në emrin e kryesisë së partisë Uniteti dëshiroj t’ju bëj me dije se në balotazhin zgjedhor që do të mbahet më 29 Tetor, përkrahjen e plotë tonën do ta ketë Dr. Arben Agolli.
Ju faleminderit!” – Përfundoi Xhafa./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu