Të shtunën fillon Muaji i shenjtë i Ramazanit

Muaji i Shenjtë i Ramazanit, në të cilin myslimanët në mbarë borën agjërojnë, duke u përmbajtur nga konsumimi i ushqimit dhe pijet, sivjet fillon të shtunën më 27 maj.

Përmbajtja nga ushqimi dhe pijet fillon që nga thirrja e ezanit të sabahut, para agimit të diellit dhe përfundon me perëndimin e Diellit, përkujton Kliks i Sarajevës.

Viteve të fundit Muaji i Shenjtë i Ramazanit në Evropë është në muajt e verës, që do të thotë ditë më të gjata në hemisferën veriore të cilat me vete bartin temperatura të larta të ditës. Kundrejt kësaj, Ramazani në hemisferën jugore bie në ditët më të shkurta të dimrit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu