​Ja sa para do t’i fitojë ekipi juaj në Ligën e Kampionëve

​Ja sa para do t’i fitojë ekipi juaj në Ligën e Kampionëve
GAZETAEXPRESS
E hënë, 17 Shtator 2018 15:34 00
Liga e Kampionëve do të fillojë këtë javë dhe klubet evropiane, përveç titullit, do të synojnë t’i fitojnë edhe paratë me të cilat i shpërblen UEFA, pasi që këtë vit është rritur shuma më të cilën do të shpërblehen klubet që arrijnë më shumë në këtë garë.
Të gjitha 32 klubet të cilat do të marrin pjesë këtë sezon të Ligës së Kampionëve do ta kenë mundësinë të fitojnë para, pasi që vetëm për pjesëmarrje, UEFA i shpërblen më 15.25 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Për çdo fitore klubet do te fitojnë nga 2.7 milionë euro, ndërsa për barazime 0.9 milionë euro. Kështu, një klub i cili i fiton gjashtë ndeshjet në fazën e grupeve, do të shpërblehet me 16.2 milionë euro.

Ndërsa, për fazën pas grupeve, cdo klub do të marrë:

· 9.5 milionë euro për kualifikimin në 1/8 e finales
· 10.5 milionë euro për kualifikimin në çerekfinale
· 12 milionë euro për kualifikimin në gjysmëfinale
· 15 milionë euro për kualifikimin në finale
· 4 milionë euro shtesë për triumfin në finale

Në 2017/18, klubet morën 2.55 milionë euro më pak për pjesëmarrje në krahasim me këtë bit, 1.2 milionë euro më pak se këtë vit për fitore si dhe 0.4 milionë euro më pak për ndeshjet e barazuara. Ndërsa, fituesi do t’i marrë 4 milionë euro më shumë këtë sezon se sezonin e kaluar. /Gazeta Express/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu