​Përgjigja spektakolare e Ibrahimovicit ndaj mesazhit të Beckhamit

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic, ia ka kthyer përgjigjen ish-bashkëlojtarit të tij, David Beckhamit, pasi që ky i fundit e kishte ngacmuar për moshën e tij dhe ia kishte uruar golin e 500-të të karrierës.
Ibrahimovic, i është bashkuar Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos në listën e lojtarëve të vetëm aktiv që kanë arritur t’i shënojnë 500 gola gjatë karrierës së tyre për klube dhe Kombëtare. Ibrahimovici i ka shënuar 438 gola në 747 paraqitje për klubet e tij. Këtyre golave iu shtohen edhe golat për Kombëtaren e Suedisë, 62 në 114 paraqitje, transmeton Gazeta Express.

David Beckham ia kishte dërguar një video ish-bashkëlojtarit të tij, Ibrahimovic, ku e kishte uruar suedezin për arritjen e tij.

“Zlatan, dua të të them urime. 500 gola! Cfarë karriere, çfarë lojtari, çfarë arritje. Ishte kënaqësi të luaj përkrah dhe kundër teje. Është kënaqësi të jem shoku yt”, kishte thënë Beckham, në një video të shpërndarë në Twitter nga LA Galaxy.

“500 gola… kjo të bën ty shumë, shumë të vjetër. Por, seriozisht, urime shok. Një gjë duhet ta përmirësosh, je pak i turpshëm, kështu që puno në këtë. Do të përmirësohesh”.

Ndërsa, tani, kësaj videoje, i është përgjigjur Ibrahimovici, duke e falënderuar ish-bashkëlojtarin e tij për urimin.

“Shoku im! Faleminderit shumë. Pajtohem me ty, jam i vjetër. Duhet të punoj që të jem më pak i turpshëm, me të vërtetë kam nevojë që të përmirësohem për këtë gjë”, thotë Ibrahimovici. /Gazeta Express/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu