​PSG është e gatshme ta zëvendësojë Neymarin me Griezman

E ardhmja e Neymarit në Paris Saint-Germain është vënë në dyshim përsëri dhe tani raportohet se nëse braziliani largohet, atëherë kampioni francez do të tentojë ta transferojë yllin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann, për ta zëvendësuar atë.

Pas medias spanjollë AS, e ardhmja e Griezmannit nuk është e sigurt përkundër kontratës së re që sapo e ka nënshkruar me klubin e tij, tani që PSG-ja e ka bërë atë prioritet nga lista e lojtarëve të kërkuar, transmeton Gazeta Express.

Klubi francez thuhet se janë të interesuar ta shohin Griezmannin të bashkëpunojë me Kylian Mbappen në fazën e sulmit, pasi që këta dy punojnë në mënyrë të mrekullueshme së bashku me Kombëtaren e Francës, gjë që e dëshmuan gjatë turneut të Kupës së Botës në Rusi.

Edhe pse Griezmanni është bërë simbol i Atletico Madridit që kur u transferua nga Real Sociedadi, mendohet se PSG-ja beson se mund ta bindë Griezmannin të kthehet përsëri në vendlindjen e tij, nëse Neymari vendosë të largohet gjatë verës së ardhshme.

Edhe pse raportohet se Neymari dëshiron të largohet, PSG-ja nuk është e gatshme ta lë atë të shkojë, përveç nëse ndonjë klub paguan shumë të madhe parash për të. Të enjten u zbulua se drejtuesi i klubit francez, Nasser Al-Khelaifi, do ta lejojë shitjen e tij nëse merr ofertë prej më shumë se 220 milionë euro.

Nëse Neymari vendos të largohet, qoftë kjo në Barcelonë apo në Real Madrid, drejtuesit e PSG-së besojnë se zëvendësuesi i përsosur për të është Antoine Griezmann dhe ata janë të gatshëm ta paguajnë klauzolën e tij të largimit prej 150 milionë eurosh. /Gazeta Express/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu