19 vjeçarja lind foshnjën dhe e hedh atë në lumë

A.M. e cila ka qenë me një shtatzëni të padëshiruar dhe për të cilën nuk ekzistojnë të dhëna se paraprakisht ka qenë e kontrolluar për shtatzëni, ditën paraprake ka nisur që të ketë gjakderdhje, pas së cilës ka shkuar në tualetin e shtëpisë së saj ku ka lindur. E njëjta e ka nxjerr foshnjën dhe e ka hedhur në lumë që ka kaluar afër shtëpisë së saj. Pasi që i keqësohet gjendja, prindërit e saj e kanë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë.

Me ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë, me urdhrin e të cilit nga ana e një mjeku të mjekësisë ligjore mbi A.M. do të kryhet kontroll gjinekologjik, ndërsa trupi i foshnjës që është gjetur do t`i jepet mjekësisë ligjore për shkak të obduksionit. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu