21 vjeçari gjendet i vdekur në Shkup

Një i ri 21 vjeçar është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në lagjen Draçevë të Shkupit, informoi MPB.

MPB ka kumtuar se mbrëmë rreth orës 22:40 në lagjen Draçevë – Shkup, në rrugën “Ilija Ristevski” në shtëpinë e vet është gjetur i vdekur B.G. (21).

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion. Deri tani nuk jepen detaje për shkaqet e kësaj tragjedie.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu