3 mijë oficerë për ta arrestuar mbretin e drogës ndërsa ai qeshte pa ndalë

Një nga trafikantë më të kërkuar në botë është arrestuar papritur në qytetin e Rio de Janeiro. Rogerio Avelino da Silva, i njohur më mirë si Rogerio 157, u arrestua në një mision të jashtëzakonshëm në veri të qytetit.

Roderio ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, zhvatje dhe vrasje. Për arrestimin e tij janë dashur pot 3,000 oficerë. E përditshmja braziliane “O Globo” botoi fotot e arrestimit, në të cilat, Rogerio ishte duke buzëqeshur ndërsa oficerët festonin fitoren. Policia gjithashtu publikoi një video të arrestimit në Twitter.

Rogerio 157 ishte pjesë e një grupi njerëzish që morën peng qindra turistë në një hotel në Rio në vitin 2010. Ai kontrollonte favelën e frikshme “Rocinha”, të cilën e mori nën zotësinë e tij, pas arrestimit të një zoti droge, për të cilin punonte si truproje.

Por “mbretërimi” i i tij ka marrë fund, pasi 3,000 anëtarë të ushtrisë dhe forcave të ndryshme të policisë u vendosën të mërkurën në zonën ku ai jetonte dhe blinduan lagjen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu