Me më shumë se 2 milionë aplikacione në Apple App Store dhe 2.2 milionë në Google Play, mund të bëni shumë gjëra të ndryshme me smartfonin tuaj përveç se të bëni thirrje apo të shkruani mesazh.
Në vijim po ju paraqesim disa nga aplikacionet më të reja të cilat smartfonin tuaj e bëjnë që të bëjë gjëra që kurrë nuk i keni imagjinuar.
Mund të masni të rrahurat e zemrës
Instant Heart Rate është një aplikacion i cili përdor kamerën e telefonit tuaj dhe blicin për të matur pulsin tuaj. Për të bërë këtë, duhet të vendosni gishtin tregues mbi kamerë dhe aplikacioni automatikisht do të masë të rrahurat e zemrës tuaj duke detektuar ndryshimet e ngjyrës.
Aplikacioni po ashtu mbledh të dhënat nga çdo matje për të krijuar grafikët përmes të cilëve ju ndihmon që të monitoroni pulsin.
Mund të kërkoni thesar
Një nga gjërat më të papritur që smartfoni juaj mund të bëj është kërkimi për metal. Nëse keni iPhone, shkarkoni aplikacionin e quajtur Metal Detector. Po ashtu, këtë aplikacion mund ta shkarkoni edhe me pajisjet Android.
Metal Detector nuk do të zbulojë çdo gjë që është metalike, por mos e diskreditoni aftësinë e tij. Drejtoni kamerën e telefonit tuaj drejt objekteve metalike dhe klikoni butonin e thirrjes për të rritur intensitetin. Do të befasoheni se çfarë gjërash mbledh. Aplikacioni zbulon çdo metal që është magnetik.
Mund të kontrolloni makinën tuaj nga kudo
A nuk do të ishte shumë mirë që të ndezni veturën tuaj dhe ta nxehni atë para se të mbërrini tek ajo në parking? Këtë e bën Viper SmartStart. Është njëjtë sikurse të ktheni telefonin tuaj në një telekomandë në mënyrë që të kontrolloni veturën tuaj.
Me sistem të plotë, mund të startoni veturën tuaj, hapni dyert dhe bagazhin, të gjeni vendin ku jeni parkuar, madje edhe të aktivizoni sistemin e sigurimit. Versionet premium të Viper SmartStart po ashtu përfshijnë edhe veçoritë të tilla si tekst-alarmi për shpejtësinë dhe kur bateria e veturës suaj është gati të harxhohet.
Mund të masni lartësinë dhe distancën
Duke përdorur kamerën e telefonit tuaj dhe pak matematik, aplikacioni EasyMeasure mat distancën ose lartësinë e një objekti.
Për të përdorur këtë aplikacion, duhet të qëndroni në këmbë dhe të mbani telefon tuaj në nivel me sytë, pastaj fokusoni telefonin në bazën e objektit që dëshironi ta masni, transmeton Koha.net. Përmes përdorimit të këndeve të kamerës dhe pozicionit tuaj, aplikacioni vlerëson distancën e objektit.
Mund të bëni nivelizimin e objekteve
Po ashtu me smartfonin tuaj mund të bëni edhe nivelizimin e objekteve falë aplikacionit të quajtur iHandy Level. Aplikacioni madje imiton libellën reale.
Aplikacioni ju ndihmon që të vendosni kornizat e fotografive, të montoni mbajtësit e televizorit në mur, si dhe çdo gjë tjetër që dëshironi të nivelizoni.
Mund të shihni në errësirë
Vizioni termik nuk është diçka që jemi lindur me të, por tani është e mundur që ta përdorim atë për të parë në errësirë. E tëra çfarë duhet është një kamerë shtesë, e tillë si Seek Thermal.
Kjo kamerë termike me rezolucion të lartë i shtohet smartfonit tuaj nëpërmjet portit të ndriçimit për Apple ose nëpërmjet portit micro USB për Android. Tashmë, në dispozicion janë dy modele të ndryshme të kësaj kamere, Compact dhe Compact XR.
Kamerat Seek Thermal po ashtu vijnë si një aplikacion për të shfaqur shenjat e ngrohta në ekranin e telefonit tuaj. Këtë pajisje mund ta përdorni edhe për të ndjekur kafshët e egra, të zbuloni rrjedhjet e ajrit, monitoroni shtëpinë tuaj, të zbuloni telat elektrik të këputura, etj.