Boban Iliq nga Kumanova, i cili goditi për vdekje vogëlushin katër vjeçar Almirin, është dënuar me gjashtë vite burg, njofton Zhurnal.
I akuzuari Boban Iliq së pari u akuzua për vrasje, ndërsa më pas vepra e tij u rikualifikua në vepër e rëndë kundër sigurisë të njerëzve dhe pasurisë në komunikacion. Procesi gjyqësor vazhdimisht ishte me tensione, ndërsa u organizuan dhe protesta para gjykatës në Kumanovë dhe Shkup. Përshkak rikualifikimit të veprës, dorëheqje madje dha ministri i drejtësisë Bilen Saliji.
Babai i Almirit, Sedat Aliu dënohet me gjashtë muaj, ndërsa Sami Demiri dhe Abdulla Aliu u dënuan me nga nëntë muaj burg për veprën penale “dhunë”.
Gjykatësja e lëndës dha arsyetimin se kanë marë parasysh të gjitha faktet dhe provat. Ajo i njoftoi të dënuarit se gjithashtu duhet të paguajnë edhe harxhimet e gjykimeve.










