Do ta prish konkursin e ri për pranimin e 600 policëve nëse nuk respektohet parimi i përfaqësimit të drejtë

Agim Nuhiu, zëvendës ministri i punëve të brendshme i cili pas zgjedhjeve të ardhëshme do të jetë ministri i parë shqiptarë i policisë, po bëhet edhe shqiptari i parë që në këtë digaster ua tregon dhëmbët VMRO-DPMNE-së. Ai ka tmeruar partnerët maqedonas të koalicionit me kercënimin e tij se do ta prish konkursin e ri për pranimin e 600 policëve nëse nuk respektohet parimi i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. “Në qoftë se në këtë konkurs nuk do të arrimë të respektojmë parimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat . unë si zëvendës ministër për punë të brendshme do ta kontestojëkonkursi në fjalë sepse vlerësojë se dy komponentët kriteret profesionale dhe përfaqësimi adekuat do të duhet të plotësohen në mënyrë komulative”, deklaroi Agim Nuhiu Zv/ ministri i punëve të brendshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu