8 vjet burg për deputetin e VV-së që u rrah me Zekën në Klan Kosova

Frashër Krasniqi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje është dënuar me tetë vjet burgim, njofton Klan Kosova.

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka shpallur fajtor deputetin e Kosovës për sulmin terrorist në objekt të Kuvendit.

Pos Krasniqit me tetë vjet, Atdhe Arifi është dënuar me gjashtë vjet, Egzon Haliti me pesë, ndërsa Adea Batusha ka marrë dënimin prej dy vjetësh burgim.

Të gjithë të dënuarve, si pjesë e vuajtjes së dënimit do t’u numërohet dhe koha në paraburgim si dhe në burg shtëpiak. shkruan KlanKosova, transmeton /ilirianews


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu