Ambasadori Walker takon familjarët e Grupit të Kumanovës: Lagja e Trimave të hetohet si Reçaku

Ambasadori William Walker i cili senzibilizoi botën për masakrën e Reçakut dhe shkaktoi intervenimin e NATO-s në Kosovë, sot është takuar me familjarët e disa prej pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës.

Gjatë qëndrimit në Pejë, ambasadori Walker është takuar me familjarët e Val Zekajt, Genc Sefajt dhe Esat Kafexhollit.

Ismail Zekaj, babai i Val Zekajt deklaroi për “Gazetën Lajm” se në këtë takim ambasadori Walker ka kërkuar ndriçim të plotë të ‘tradhtisë’ së Kumanovës.

“Ambasadori Walker tha se rasti i Kumanovës duhet të ndriçohet njëjtë sikurse masakra e Reçakut.

Ai ishte kategorik në qëndrimin se duhet patjetër të zbulohet se kush organizoi skenarin e Kumanovës dhe kush e bëri këtë tradhti”, tha Ismajl Zekaj, babai i Val Zekajt.

Ambasadori William Walker po qëndron në Kosovë në kuadër të shënimit të 18 vjetorit të Masakrës së Reçakut, masakër e cila tmerroi botën dhe solli deri te intervenimi i NATO-s kundër forcave serbe në Kumanovë. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu