A do ketë negociata me BE këtë Qershor? Franca merr vendimin që ‘shtang’ Shkupin dhe Tiranën

Partia e Presidentit francez Emanuel Macron ka kundërshtur hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut.

“Këtë qershor do të jetë një jo e prerë” ka thënë nëpërmjet një interviste të publikuar në radion franceze RTL, ish-Ministrja franceze për Çështjet e Europës, Nathalie Loiseau, që kryeson listen e partisë për zgjedhjet europiane, përcjellë INA.

Ajo është shprehur se hapja e negociatave është një veprim i pamundur të paktën në qershor të këtij viti njësoj si verën e shkuar.

E cilësuar si krahu i djathtë i Presidentit francez, Nathalie Loiseau është shprehur se siç ka bllokuar hapjen e negociatave me Shqipërinë në vitin 2018 njësoj do të veprojë dhe tani.

“Ajo që bllokoi zgjerimin e Bashkimit Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë, isha unë si ministre. Vendimet brenda BE merren në unanimitet. Franca luftoi për tetë orë në atë mbledhje për të bindur partnerët që të thonin jo. Këtë e bëri vetë edhe presidenti Macron. Ju mendoni se ai ka ndryshuar mendim per nje vit’, ka replikuar ajo me kundershtaret politike qe e akuzonin se Macron do hape negociatat me Shqiperine.

“Ne do të jemi kundër, do të vazhdojmë të jemi kundër, ata janë gjeografikisht në Evropë, ne duhet t’i ndihmojmë ata, por zgjerimi tani nuk është i mundur”– është shprehur Nathalie Loiseau.

Ndërkohë që prononcimi i saj është i mbështetur dhe nga partia opozitare republikane.

“Mendoj se është një gabim i madh. Është një shtet i mbytur nga korrupsioni. Nëse bisedimet me Shqipërinë do të hapen në qershor, ne do të kundërshtojmë dhe do vendosim veton ndaj Shqipërisë”, tha para disa ditesh Laurent Ëauquiez, kryetar i Partisë Republikane.


1 Koment

  1. Franca nqofse esht Kunder pse maqedonia Po e lejon nje Shtet Magjup me lujt me maqedonin
    Un jam gjdo dit ne Franc nqofse mendon Zotri Macron qe Franca i ka regullat si evropa qe duhet Mi pas si shembull zvicra austria gjermania Suedi norvegjia e ka gabim
    Se bash franca nuk esht askund me regullat evropiane. Shkoni e shifeni si magjup jan per zotin
    Nqofse esht Kunder Maqedonis ateher duhet me largu Rumunin prej BE se Ma shum kushtet i plotson MK se Rumunin
    Ska prej Zotri ZAEVI duhet sa Ma shpejt Putinin me thir die me Ju bashkangjit Rusis
    Ateher e shef Macron qysh te Kur
    Macron die tgjith franqezt jan si magjupt e Rumunis
    TE qifsha evropen e France n
    Tan Jeta shkoj tu lujt franca me nje popull 2 milion banor qe nuk ka Asnje fat reziku prej Maqedonis se ashtu ashtu na jemi tgjith te punesuar ne evrop kam met do pleq die femij dhe tjert skan interes me dal
    Mes Tel shurdhoje shum Macron
    Romunija qe hyni ne BE e shkatroj evropen tu vjedh. Kshyrni lajmru e Po hani mut per nje Maqedoni Vogel
    Me Rusien duhet me shku

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu