A do ta ndalosh luftën në Gazë? Ja premtimi që ish-presidenti Trump i jep sportistit legjendar të UFC (VIDEO)

Mbrëmjen e të shtunës 1 qershor, në Neë Jersey të SHBA-ve u mbajt dhe supersfida e UFC, mës Islam Makhachev dhe Dustin Poirier.

Makhachev mbrojti titullin e kampionit në kategorinë e lehtë deri në 70 kg. Ndërkohë që vëmendjen e mori takimi në fund të ndeshjes mes Donald Trump dhe sportistit legjendar të UFC-së Khabib Nurmagomedov.

Në përfundim të ndeshjes Khabib iu afrua Trump dhe i kërkoi të ndalonte luftën në Gaza, raportuan mediat e huaja.

“E di që do ta ndalosh luftën në Palestinë”, i tha ish-sportisi Donald Trump, i cili kandidon për zgjedhjet Presidenciale të nëntorit.

“Ne do ta ndalojmë atë. Unë do ta ndaloj luftën”, i premtoi Trump.

VIDEO


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu