A do të jetë Teuta Arifi kandidate për presidtente e Maqedonisë?

Kryetarja e komunës së Tetovës, njëherit edhe nënkryetare e BDI -së sot ka dhënë një lajm mbi mundësinë për kandidim në zgjedhjet presidenciale.
Ajo sot në debat të organizuar enkas për emisonin ClickPlus në Tv 21 para qytetarëve dhe studentëve të Tetovës tha se në të ardhmen mund të jetë presidente e shtetit.

Edhe pse zgjedhjet presidenciale jane në vitin tjetër, nuk dihet nëse mund të jetë si kandidate e vetme koncesuale për presidente.

“Ju si presidente e shtetit, mund të ndihmoni” ishte një nga deklaratat një qytetari të Tetovës, ku menjëherë erdhi edhe përgjigja pozitive nga kryetarja e komunës, s’jam e shtetit por në të ardhmen mund të jem.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu