A është takuar “Grupi i Musës” me VMRO DPMNE

Grupi i të pakënaqurve apo ndryshe “Grupi i Zjarrit” në krye me Musa Xhaferin përflitet se këto ditë janë takuar me kreun e VMRO-së, Hristjan Mickovskin.

Këto dyshime të takimit, në një anë i ka konfirmuar vet kryetari VMRO-së Mickovski duke theksuar se ka biseduar me deputet të BDI-së dhe LSDM-së që janë të pakënaqur nga qeveria aktuale për të bashkuar 61 deputet për rëzimin e qeverisë pro evropiane.

Nga ana tjetër në dhjetor të vitit 2021, koalicioni LEVICA asokohe dhe pjesëtarët e shumicës se re “61” denoncuan Izet Mexhitin për koketim dhe premtime të rrejshme.

Në atë kohë në TvKlan-Maqedoni e konfirmoi edhe sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravai i cili tani është kryetar i partisë, se ka pasur bisedime edhe me Izet Mexhitin për të rrëzuar qeverinë duke iu bashkuar koalicionit të famshëm 61 bashkë me Levicën dhe VMRO-në.

Të gjitha këto lojëra dhe pakënaqësi në BDI u rishfaqën në të njëjtën kohë me planin e Zoran Zaevit dhe deklaratave të Mickovskit për të rrëzuar qeverinë e cila ka marrë rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Skenarët e tilla janë edhe kundër ndryshimeve kushtetuese që thuhet se do të arrihet këtë vit që Maqedonia e Veriut të ecë më shpjet për tu bërë pjesë e familjes së madhe evropiane.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu