A po fiket “grupi i zjarrit” shkaku i djalit të Musa Xhaferit?

Pas disa muajve të daljes në skenë si të paknaqur, “Grupi i Zjarrit” po shuhet vetvetiu. Siç mësohet jozyrtarisht shuarjen e zjarrit dalngadalë po e bën vet kreu i “Grubit të Zjarrit” Musa Xhaferi, pasi ditëve të fundit nuk shihen edhe aq aktiv në takime me anëtarët e paknaqur të BDI-së. Musa Xhaferi siç përflitet në opinion gjithë zhurmën e krijuar si një grup të paknaqur ka shfrytëzuar Izet Mexhitin dhe Blerim Bexhetin.

Por pse është duke u shuar zjarri brenda BDI-së?

Sipas disa informacioneve jozyrtare, djali i Musa Xhaferit i cili kishte përleshje me drejtorin e KRRR-se, Bislimovskin për shkak të një mosmarrëveshje me buznesin e enegjisë elektrike i është vënë dryni duke arritur një ujdi mes qeverisë për të shlyer një pjesë të borxhit e që përflitet se është shumë i madh. Ky informacion që vazhdon të qarkullojë në koloarët e BDi-së është edhe arsyeja kryesore e shuarjes së zjarrit në BDI pasi Musa Xahferi ka kërkuar nga kreu i BDi-së Ali Ahmeti për ti ndihmuar rreth këtij problemi.

Nga BDI asnjëherë nuk i kanë komentuar këto informacione, e as nga “Grupi i Zjarrit” nuk është diskutuar se mund të kishte qenë paknaqësia për shkak të borxheve të djalit të Musa Xhaferit që i ka pasur për enegjinë elektrike

Gjithçka deri tani mbetet vetëm fjalë të cilët mund të dyshohet për një marrëveshje që BDI mos të ndahet dhe nga gjithë kjo situatë të përfitojë sërish Musa Xhaferi dhe të tjerët të ngelin me gishtat në gojë si Izet Mexhiti dhe Blerim Bexheti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu