Abdilaqim Ademi gjatë 2015 vetëm për restorante ka harxhuar 88 mijë euro

Ish-ministri i Arsimit dhe sekretari gjeneral i BDI-së gjatë vitit 2015 vetëm për ushqime nëpër restorante ka harxhuar 88 mijë euro. Këtë e thotë raporti i Revizionit shtetëror për punën e kësaj ministrie gjatë vitit të kaluar. Aktivisti i shoqërisë civile, Arianit Xhaferri ka shkruar se si ky njeri ka harxhuar gjithë ato lekë dhe nuk ka shtuar peshë, informon INA.

“Vetëm në vitin 2015 Abdilaqim Ademi paska harxhuar nga buxheti i Ministrisë së Arsimit 88,000€ për ushqime nëpër restorane. Nuk e kuptoj si nuk shtoi në peshë ai.”, theksoi Xhaferri.

Ish-ministri Ademi i pyetur në debatin Klik Plus për këtë çështje theksoi se është e zakonshme që të ketë harxhime të tilla në dikastere ministrore dhe se revizioni bën punën e tij. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu