Afati për paraqitjen e votuesve kontestues në KSHZ skadon më 19 gusht

Votuesit kontestues në Listën zgjedhore kanë afat deri më 19 gusht për paraqitje në Komisionin Shtetëror Zgjedhor. Emrat e votuesve kontestues janë publikuar më 16 korrik dhe ata kanë afat prej 25 ditëve që të regjistrohen në listën e votuesve, ndërsa paraqitja kryhet në mënyrë elektronike përmes aplikacionit special në ueb faqen e KSHZ-së ose personalisht në njësitë rajonale të KSHZ-së dhe në zyrat e Drejtorisë për udhëheqje të librave të amzës.

Janë publikuar emrat e 39.502 votuesve të cilët konsiderohen kontestues në listën zgjedhore, ndërsa në konkludim me ditën e djeshme janë paraqitur gjithsej 5.022 qytetarë. Prej tyre, siç kumtuan nga KSHZ-ja, 2.236 janë paraqitur në sektorët rajonalë dhe zyrat dhe zyrat plotësuese të KSHZ-së, përderisa 2.786 për paraqitje e kanë shfrytëzuar ueb aplikacionin në faqen e internetit të Komisionit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu