Afrim Gashi: Lëvizja Besa edhe e vetme po të dali në zgjedhje do ta fitojë BDI-në

Sekretari gjeneral i “Lëvizjes Besa” Afrim Gashi ka theksuar se po punojnë intensivisht për afrimin e kuadrove të rreja brenda partisë së tij dhe se çdo ditë e më shumë tek Lëvizja Besa po afrohen kuadro të rrinj, ndër të tjera ai ka cekuar edhe bashkëpunimin me partitë e tjera opozitare në bazë të parimeve.

“Nëse merremi vesh për bashkëpunim me partitë opozitare, kjo do të shkonte në favor të sigurisë më të madhe të votuesve se do të fitojmë në zgjedhje, edhe pse vlerësoj se Lëvizja BESA edhe vetme po të dali në zgjedhje, do të fitojë BDI-në, e cila është parti e harxhuar dhe në ikje”, theksoi për Dnevnik, Afrim Gashi nga Lëvizja BESA. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu