Agolli: Përse dibranët do ta bëjnë ndryshimin duke rrethuar numrin 2

Kandidati për kryetar të komunës së Dibrës, Arben Agolli ka shprehur qëndrimet dhe prioritetet e tij për këtë komunë, duke paralajmëruar ndryshime.

Ai ka shkruar se përse ky qytet duhet të rrethojë nr 2:

Që administrata të mos jetë e lidhur me pushtetin!
Që pjesmarja në miting të mos jetë detyrim por qytetari!
Që prioritet të jetë meritokracia jo nepotizmi!
Që mësimdhënësit të shihen si vlerë, të jenë të paprekshëm dhe ti përkushtohen arsimimit të brezave të ri!
Që sporti të mos kujtohet vetëm ne fushatë!
Që varferia të mos jetë shënjestër manipulimi, por forcë dhe motiv për të luftuar kundra saj!
Që bizneset të mos ndahen në pro dhe kundra pushtetit, por të shihen si partnerë, krah i zvoglimit të papunësisë dhe ndihmë në rritjen e mirëqënjes sociale!
Që rrugët të mos ju tregojnë rinisë Gurbetin, por perspektivën!

Jepni frymë qytetit, votoni për Shpresë!”, ka shkruar Dr.Arben Agolli. /ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu