Aida Dërguti në AAK, Dardan Molliqaj në Alternativë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, do t’i bashkohet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe deputeti, Dardan Molliqaj, partisë së Mimoza Kusarit dhe IlirDedës, konkretisht Altërnativës.

Gazetari, Gazmend Morina, thotë për arbresh.info se kjo do të ndodhë pas zgjedhjeve të brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje, diku kah pranvera.

“Aida ka tendecë që të shkojë në AAK mirëpo grupi tjetër rreth saj sipas informacioneve që i kam me u bashku me Alternativen dhe do ta shohim atë skenën ku Dardan Molliqaj do ta përcjell Ilir Deden ose Ilir Deda ta mirëpret Dardan Molliqaj në Alternativ,” është shprehur Morina për arbresh.info.

Kryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje dega në Vushtrri dhe anëtarja e kryesisë së këtij subjekti politik, Aida Dërguti sapo ka ka dhënë dorëheqje nga të këto funksione./arbresh.info


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu