Ajdari: BDI-ja na ka arrestu, na ka dënu dhe po na mban në burg

Me mosvotimin e Ligjit për dëshmitarët e mbrojtur, BDI nuk i ka tradhtuar vetëm familjarët e “Monstrës” dhe “Sopotit”, por gjith popullin shqiptar, vlerëson Bedri Ajdari, familjar i disa prej të akuzuarve të rastit “Monstra”. Sipas tij, arsyetimet e BDI-së se propozuesi i ligjit, LSDM-ja, nuk i ka konsultuar, janë të palogjikshme.

“Po filloj nga fillimi. A kanë pasur konsensus VMRO-ja dhe BDI-ja kur na kanë arrestu neve! Meqenëse Talat Xhaferi si koordinator i BDI-së thotë: “Askush Askush nuk e ka të drejtën të diskutojë për fatin e shqiptarëve në Maqedoni përveç BDI-së”, atëherë del se BDI-ja na ka arrestu, BDI-ja na ka dënu, BDI-ja po na mban në burg duke e ditur se jemi të pafajshëm”, deklaroi Ajdari në emisionin “Arena” në TV Shenja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu