Aksident zinxhiror në Gostivar (FOTO)

Një aksident trafiku, ku ishin të përfshira një numër veturash, ka ndodhur në rrugën 101 në Gostivar. Në aksidentin e ndodhur afër mobilerisë Dam Com, janë përplasur katër automjete. Nuk janë raportuar lëndime të njerëzve por vetëm dëme materiale. Policia ndërhyri për të rregulluar qarkullimin dhe po heton për shkaqet e përplasjes zinxhir. Ndryshe, në Gostivar ditëve të fundit kanë ndodhur një numër i madh aksidentesh gjatë të cilave janë evidentuar edhe viktimat në njerëz./Tv GLOBI/

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu