Aksioni për pastrimin e lumit Vardar, nxirren goma makinash

Nga shtrati i Vardarit sot janë nxjerrë disa goma të automjeteve në aksionin që u zbatua tek rrjedha nën urën “Goce Delçev” në qendër të Shkupit.

Aksionin e ka organizuar nisma qytetare “Mos u bë mbeturinë” në bashkëpunim me polumbarë të “Akuatek” nga Ohri, shoqata speleologjike “Vrelo” nga Shkupi, “Tlasa” nga Manastiri dhe shoqata “Ribar 2011”.

Aksioni është pjesë e aktiviteteve që shënon Javën e Protestave Klimatike Globale që zgjat deri më 27 shtator.

Nga kjo nismë qytetare i bëjnë apel qytetarëve që të përfshihen në këtë aksion duke theksuar se vazhdimisht ka aksione të tilla për të ngritur kulturën ekologjike në qytet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu