Aktgjykimi në Hagë, Rama bën thirrje për unitet kombëtar: Të jemi një, të jemi bashkë!

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ishte pjesëmarrës në protestën e studentëve që u mbajt sot në kryeqytet, në kundërshtim të vendimit dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Para mediave, Rama bëri thirrje për unitet në këtë çështje, pasi sipas tij, aktgjykimi i Hagës duhet të jetë përtej çdo partie, transmeton Klankosova.tv.

“Jemi pjesë e protestave demokratike, sot të studentëve që kanë ardhur nga të gjitha qytetet në përkrahje të procesit dhe kundër vendimeve që kanë ndodh në Hagë. Nuk mundet një vlerë kombëtare me u kriminalizuar në asnjë proces, për këtë arsye sheshet e kryeqytetit janë gjithmonë të hapura dhe gjithmonë në përkrahje të çfarëdo proteste që i mbron këto vlera kombëtare, dhe iu bëj thirrje të gjitha institucioneve dhe partive që kjo të jetë përtej partive. Kjo pozitë tash ku jemi, duhet të shfrytëzohet për unitet kombëtar, duhet të jemi një, duhet të jemi bashkë, sepse po cenohet vetë procesi”, u shpreh Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu