Albin Kurti: Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për daljen nga kjo krizë shëndetësore

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, thotë se zgjedhjet janë zgjidhja e vetme si për shëndetin e qytetarëve, ashtu edhe për shëndetin e demokracisë dhe të shtetit.

Ish-kryeministri i Kosovës ka deklaruar këtë në mbledhjen e 40-të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Të dashur anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Neve na don populli, kurse ata e duan njëri-tjetrin. Dikur e kanë frikësuar popullin, tash po i frikësohen zgjedhjeve. E zgjedhjet janë zgjidhja edhe për shëndetin e qytetarëve, edhe për shëndetin e demokracisë, edhe për shëndetin e shtetit”, ka thënë Kurti.

Kurti në fillim të fjalimit të tij ka folur për pandeminë dhe ka bërë thirrje te qytetarët e Kosovës që të respektojnë masat mbrojtëse për të shpëtuar jetën e tyre dhe të dashurve të tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu