Aleksander Vuçiq: Nëse e njohim Kosovën, atëherë Serbisë do t’i ndodhë mrekullia

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po merr pjesë në Samitin botëror kushtuar ndryshimit të klimës, i cili me iniciativë të presidentit francez, Emmanuel Macron, po mbahet në Paris.

Vuçiq, në margjina të samitit, ka folur me ironi ose me dykuptimësi, siç di të bëjë shpesh, edhe për ecjen e vendit të tij drejt BE’së.

“Nëse Serbia nesër i vë sanksione Rusisë dhe e njeh pavarësinë e Kosovës, do të shihnit se do të bëheshim kampionë në mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve, e po atë ditë pavarësia në gjyqësor do të lulëzonte”, citohet të ketë thënë Vuçiq.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu