Ali Ahmeti mesazh “Grupit të Zjarrit”: Është koha për gjeneratat e reja

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në tubimim e organizuar në Çair, gjatë fjalimit të tij tha se kohëve të fundit shpeshë herë të tjerve po ju mbetet hatri, duke iu referuar “Grupit të Zjarrit”, por tha se atë që e thotë edhe e bënë, pavarësisht se kujt i mbetet hatri , dhe se kthim pas nuk ka, transmeton SHENJA. Ai deklaroi se të pakënaqur mund të ketë por vendimet e organeve partiake duhet respektuar.

“Duhet të gjithë ta kuptojnë, jo njëherë e kam thënë, unë, Talat Xhaferi dhe të gjithë ata si unë dhe Talati duhet ta hapim krahun dhe duhet të punojmë që rrugën t’ua shtrojmë apo t’ua begatojmë këtë rrugë gjeneratave të reja, sepse kohërat kanë ndryshuar sot ne na kërkohen cilësi, sot ne na kërkohen ekspertë, sot ne na kërkohen ekspertë që bëjnë ekspertizë për Bashkimin Evropian, unë jam krenar me këtë ekip që ka Bashkimi Demokratik për Integrim”, deklaroi Ahmeti. /SHENJA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu