Ali Ahmeti nuk dihet se a do të shkojë në Hasanbeg?!

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nuk ka qëndruar në rajonet e vërshuara, derisa dy liderët e partive më të mëdha maqedonase, Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev kanë vizituar këto zona. Sikur Ahmeti në Hasanbeg nuk ka shkuar as lideri i PDSH, Menduh Thaçi. Ndërkohë, kryetarët e partive tjera si Lëvizja BESA dhe nga LR-PDSH kanë qëndruar në zonat e vërshuara.

Ahmeti siç mësohet nga burime partiake të BDI-së gjatë kësaj periudhe po qëndron pranë familjes në Zajaz. Nga kjo parti nuk bëjnë të ditur se Ahmeti a do të shkojë në zonat e përmbytura, derisa funksionarët e tjerë partiak kanë qëndruar atje. Për dallim nga liderët e partive shqiptare Zaevi dhe më pas sot Gruevski janë parë me lopata dhe kova duke pastruar shtëpitë e përmbytura.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu