Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti sot ka shprehur ngushëllimet e tija për viktimat që humbën jetën nga vërshimet e mbrëmshme që përfshinë rajonin e Shkupit dhe sidomos Hasanbegun,transmeton InfoShqip.com.
“Më lejoni që të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave nga vërshimet e mbrëmshme në Shkup me të cilët ndaj dhimbjen për humbjen e më të dashurve të tyre.
Njëkohësisht siguroj të gjithë të dëmtuarit që do t’ju qëndrojmë pranë për çdo nevojë të tyre dhe do t’i mbështesim tërësisht me të gjitha kapacitetet institucionale dhe njerëzore”, shkruan Ahmeti./InfoShqip.com/