Ambasada Ruse: Falë Artan Grubit kemi marrë vesh për ndikim të forcave euroaziatike në Maqedoni

Ambasada e Federatës Ruse në Shkup ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Artan Grupit, kandidat i BDI-së për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në reagimin e ambasadës thuhet se falë deklaratës së tij në AlSat-M, kanë marrë vesh për ”ndikim të forcave euroaziatike në Maqedoni, të cilat kanë dashur të krijojnë probleme sigurie dhe t’i destabilizojnë vendin dhe rajonin.”

Për ambasadën, është simpomatike mospërmendja e fakteve konkrete nga ana e Artan Grubit, që do ta mbështetnin tezën e tij, duke u thirrur vetëm në ”hulumtime politike” të pasaktësuara.

Zëdhënësi i ambasadës, Stanislav Lupin konsideron se deklarimet e tilla, si të Artan Grubit, kanë për qëllim ta tërheqin vëmendjen e opinionit në drejtim të kundërt me të vërtetën se kush përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë, që sipas Lupin, janë vende nga Perëndimi./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu